Bullizmi në shkolla është një fenomen negativ i përhapur masivish në ditët e sotme. Një vajzë 10-vjeçare, e cila ishte ngacmuar në shkollë nga shoqet dhe shokët e saj, konsumoi mbidozë ilaçesh pasi shkoi në shtëpi.

Fatmirësisht, e ëma mundi ta gjente në kohë dhe e dërgoi në spital. Ngjarja ka ndodhur në Britani të Madhe në 10-vjetorin e lindjes së vajzës. Ajo thotë se ishte talluar dhe ngacmuar në shkollë për shkak të peshës së saj, madje edhe e kishin sulmuar. Mamaja e vajzës bëri kritika ndaj shkollës, duke thënë se nuk i kishin ofruar mbështetjen e duhur 10-vjeçares.

E ëma shprehet se nuk do ta dërgojë vajzën në shkollë duke rrezikuar sërish, deri në momentin që do të merren masa. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e 10-vjeçares është e qëndrueshme, por po trajtohet me psikologë lidhur me fenomenin e bullizmit.

/tvklan.al