Aksident në aksin rrugor Divjakë-“Pushimi i shoferit” në fshatin Zharrnec. Mjeti tip “Citroen” në manovrim për t’u kthyer ka goditur një motoçikletë me të cilin udhëtonte shtetasi Rexhep Coku, 60 vjeç, banues në fshatin Muçias. Goditja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda 60-vjeçarit.

Drejtusi i motorit e  kishte vendosur në kokë kaskën mbrojtëse e cila mesa duket i ka shpëtuar jetën. Coku është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga ambulanca e ardhur nga Divjaka.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin për të zbardhur rrethanat. Aksidenti i ndodhur sot në mesditë vjen dy ditë pas një tjetri në këtë aks rrugor.

Frekuentimi i lartë i plazhit të Divjakës ka sjellë qarkullim të lartë në këtë aks rrugor dhe si pasojë e parametrave jo të duhura të rrugës ka bërë që aksidentet të jenë të shpeshta.

Klan News