Kontakte mes menaxherit dhe zyrtarëve të klubit

Sot është 3 Korrik dhe nuk ka ende një qartësi se ku do të luajë Paulo Dybala. Kjo është dita e tretë që argjentinasi është lojtar i lirë, pa klub dhe pa kontratë.

Argjentinasi vazhdon pushimet në Miami me qetësi. Klubi i fundit, nga shumë të interesuar, është Napoli. Corriere dello Sport raporton kontaktet me agjentin e tij, Jorge Antun.  Nuk saktësohet nëse ka qenë ky i fundit apo drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, i cili ka telefonuar, por të dy kanë folur. 

Interi, mbetet favorit për Dybalan, por dështimi për të nënshkruar një marrëveshje ka inkurajuar klubet e tjera.  Përfshirë Monzën, të përmendur në ditët e fundit. Dybala ndërkohë është në pritje të ofertës së duhur.

Klan News