Edhe të vaksinuarit e përhapin mutacionin indian


Edhe të vaksinuarit e përhapin mutacionin indian

15:54 02/08/2021

Pasojat negative të infektimit, shumë më të lehta se tek të pavaksinuarit

Të vaksinuarit e përhapin në të njëjtën masë koronavirusin sa të pavaksinuarit, nëse preken nga varianti Delta. Dyshimet që qarkullonin prej kohësh, i konfirmon studimi më i fundit i kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e të cilës thonë se edhe tek personat e pavaksinuar mutacioni Delta prodhohet në sasi shumë të mëdha, nëse infektohen.

Megjithatë, pasojat negative të infektimit me këtë variant janë shumë herë më të buta tek të vaksinuarit dhe shtrimet në spitale janë pothuajse fare të panevojshme. Ekspertët thonë se të vaksinuarit e prekur nga mutacioni indian rrezikojnë ta përhapin atë kryesisht tek të pavaksinuarit, të cilët mund të përballen me pasoja të rënda deri në fatalitet. Nuk përjashtohet mundësia që kjo veti të bëhet shkak që të vaksinuarit të detyrohen të mbajnë maska për të mos e përhapur koronavirusin tek të pavaksinuarit në Shtetet e Bashkuara.

Një studim i mëhershëm i po kësaj qendre tregon se edhe mes të vaksinuarve, rreziku i prekjes nga varianti Delta është shumë i lartë. Nga analizat e kryera në qytezës Barnstëbëll tek rreth 500 të infektuar, rezultoi se 74% e tyre ishin të vaksinuar me të dyja dozat. Varianti Delta ishte përgjegjësi kryesor i infektimit tek të vaksinuarit, të cilëve u dha pasoja, ndonëse të lehta.

Tv Klan






Të ngjashme