Mungesa e debatit në Partinë Socialiste po thellon krizën që ka përfshirë prej kohësh partinë tonë, me këto fjalë i është drejtuar socialistëve të Gramshit kandidati për kryetar partie Edi Rama gjatë konferencës së Partisë Socialiste në këtë rreth. Konkurenca brënda partisë jo vetëm është e kërcënuar, por sipas Ramës është e futur brënda një kornize të ngushtë që nuk lë shteg për debat.

Edi Rama: “Unë personalisht nuk jam i qetë që një figurë e shquar dhe një kontributor i shquar për Partinë Socialiste si Rexhep Meidani ka ndaluar garën për arsye që ai vetë ka bërë me dije. Nuk jam i qetë për faktin sepse jam i bindur që kontributi që do të sillte përditë në këtë kohë kur çdo orë që kalon është një orë e çmuar, ashtu sikur çdo orë që kalon pa u marrë me rrënjët e problemit është një orë e humbur, do të ishte një kontribut shumë i nevojeshëm për të gjithë ne”.
Nëse në 12 Tetor nuk fituam bindshëm tha Rama, kjo erdhi si pasojë e zbehjes së besimit te elektorati ynë.

Edi Rama: “Dhe nëse 12 Tetori e tkurri elektoratin tonë, e zbehu besimin dhe mbështetjen ndaj nesh, kjo nuk erdhi për shkaqe të brëndëshme të Partisë Socialiste, por kjo erdhi për shkakun se qytetari shqiptarë, socilaisti i thjeshtë apo simpatizanti dhe mbështetësi ynë, nuk patën vlerësimin që ne kërkonim në shkallë kombëtare për arsye të një bilanci qeverisës që unë e konsideroj shumë të mangët”.

Vendimi im për të kandiduar për kreun e Partisë Socialiste erdhi kur pashë rrezikun që po e kanos qeverisjen tonë dhe kthimin në pushtet të doktorrit.

Edi Rama: “Nuk do e kisha ndërmarrë këtë hap sikur mos ta shikoja kaq qartë dhe kaq afër mundësinë e humbjes së pushtetit të socilistëve të thjeshte, mundësinë e kalimit të Partisë Socialiste në opozitë, mundësinë e rikthimit në pushtet të një opozite dhe të një personazhi që të gjithë e njohim shumë mirë dhe me të cilin provuam edhe të puthemi dhe rezultati ishte i njëjtë, sepse une nuk mendoj se mund ta presim zgjidhjen e opozitës nga një aleancë me partinë e Genc Pollos, një alenacë me partinë e Genc Pollos do të thotë që në familjen tonë politike nuk ka më ndërgjegje dhe ndërkohë që jemi cthurur në mënyrën më të habitshme kohë mbas kohe alenacën brënda gjithë kampit të qëndrës së majtë, shkojmë dhe kërkojmë tani, trokasim dhe kërkojmë nuse siç tha Namiku në familjen e doktorrit dhe duam të fusim në shtëpi një nuse që jam i sigurt që nuk do të na e donte askush nga socialistët e thjeshtë dhe për të cilën nuk do të na e miratonte elektorati”./tvklan.al