Titujt kryesorë, 04 Janar ora 19:30

Moti, probleme nga dëbora në veri e juglindje

Dëbora vijon të mbajë të bllokuar pjesën më të madhe të veriut të vendit. Shumë komuna janë të paarritshme, ndërkohë që të gjithë rrugët janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Pezullohet për 3 ditë mësimi në zonat e bllokuara

Për shkak të dëborës Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin për 3 ditë në gjithë rrethin e Dibrës, Matit, Bulqizës, Mirditës dhe Librazhdit, si dhe në komunat e Kukësit, Tropojës dhe Pukës.

Nishani: Vështirësi, por situata është nën kontroll

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani garanton se me masat e marra situata është nën kontroll. Gjendja e krijuar nga rreshjet e dendura po monitorohet personalisht nga vetë kreu i qeverisë.

Gaza, Izraeli nis sulmet nga toka dhe deti

Ushtria izraelite ka nisur sulmin tokësor në Gaza, që shënon dhe nisjen e javës së dytë të ofensivës ndaj Lëvizjes Hamas. Këshilli i Sigurimit dështon në ndërtimin e rezolutës për ndaljen e luftës.

“Histori me zhurmues” starton në mbrëmje në Tv Klan

Mbrëmjen e sotme në Televizionin Kombëtar Klan starton “Histori me Zhurmues”. Një format ky i ri për ekranet shqiptare, nën realizimin e Pandi dhe Bledi Laços.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 04 Janar 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço