Titujt kryesorë 15 Mars 2009, ora 19 30

Gërdeci, opozita e përçarë. Mitingje në “Nëne Tereza” e “Skënderbej”

Në një vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, opozita u paraqit sëirish e përcarë. LSI dhe disa parti të tjera të majta tubuan në sheshin Nënë Tereza, ndërsa socialistet dhe koalicioni tjetër i majtë tubuan para në sheshin Skënderbej . Të dy grupimet protesuan para kryeministrisë.

ZMK: Rama mbështetës politik dhe financiar i Delijorgjit

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve denoncoi sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, si mbrojtësi dhe favorizuesi politik dhe financiar i Mihal Delijorgjit, njëri prej të akuzuarve kryesorë për shpërthimin në Gërdec.

Gërdec, familjarët kundër keqpërdorimit politik të fatkeqësisë

Familjarët e viktimave të Gërdecit kujtuan sot të afërmit e tyre. Ata u shprehën kundër politizimit të fatkeqësisë së tyre nga politika. Ndërkohë, qeveria, grupi i PD dhe zëdhënësi i Partisë Demokratike denoncojnë keqpërdorimin e dhimbjes njerëzore.

Dëshpërohet nga martesa. SHBA, burri vret 4 persona dhe veten

Një tjetër tragjedi është shënuar në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një burrë i dëshpëruar nga fundi i martesës së tij ka vrarë gruan, dhe tre persona të tjerë. Pas masakres burri ka vrarë edhe veten.

“Histori me Zhurmues”sonte në Tv Klan ngjarjet e vitit  1968

Histori me Zhurmues rikthen sot në Tv Klan ngjarjet e vitit 1968, Shqipëria kritikoi Bashkimin Sovjetik pas sulmit të tij të Çeko-Sllovakisë.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 15 Mars 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço