Titujt kryesorë 16 Dhjetor 2009, ora 19 30

BE dorëzon pyetësorin. Opozita, dialog në kuvend

Bashkimi Europian i dorëzoi sot Shqipërisë pyetësorin mbi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim dhe i bëri apel opozitës që të ndërpresë protestat në rrugë dhe ti rikthehet dialogut politik në Kuvend

Qeveria, shpërblimet e fundvitit përapara Vitit të Ri 

Qeveria miratoi sot një fond prej 15 milione dollaresh, për shperblimin e fundvitit per 540 mijë pensionistë. Po ashtu përpara vitit te ri do të shperndahen edhe shpërblimet e administratës.

Rama: Kriza zgjidhet vetëm me largimin e Berishës

Partia Socialiste mblodhi sot asamblenë kombëtare, ku dhe shpalli aksionin më të ri politikë me protesta, që do të kenë në fokus, situatën ekonomike në vend. Anëtarët e asamblesë akuzuan Edi Ramën, se po e kthenë partinë në OJF.

Gripi i derrit, një 18-vjecare viktima e pestë në vend

Shënohet viktima e pestë në vend nga virusi pandemik i gripit të derrit. Ajo është një 18-vjecare shtatëzënë, e cila ndërroi jetë sot në QSUT.

Samiti i Kopenhagenit, në pikëpyetje marrëveshja për klimën

Liderit botëror të ndodhur në Kopenhagen, nuk kanë arritur në  marrëveshje për ndyshimet klimaterike. Sasia e C2O, që duhet të emetohet në atmosferë dhe niveli i financimeve nga vendet e zhvilluara, janë 2 prej pikave të mosmarrëveshjes.

Supersport, sot ndeshjet kualifikuese të Europa League

Luhen sot ndeshjet kualifikuese të europa league, të cilat do të përcaktojnë ekipet e tjera, që do ti bashkangjiten finalistëve për këtë eveniment të rëndësishëm të futbollit europian. Sfidat si gjithnjë në paketën Supersport.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 16 Dhjetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço