Titujt kryesorë 29 Nëntor 2010, ora 19:30

WikiLeaks: Ja si e sheh botën Amerika

Faqja e internetit, Uikiliks po trondit botën mbarë me publikimin e qindra mijera dokumentesh sekrete të diplomacisë amerikane, në atë që mund të quhet skandali me i madh diplomatik i të gjitha kohërave.

SHBA: Hetime ndaj WikiLeaks. Liderat botëror heshin

Washingtoni ka deklaruar se do të nis hetimet penale ndaj inicuesve të kësaj faqje në internet, ndërsa italianët thonë se me këto akte kërkohet shkatërrimi i botës. Por shumica e liderve botëror kanë preferuar të heshtin.

Këshilltarët e PD: Të shkarkohet Rama, sabotoi festën e flamurit

Këshilltarët demokratë në këshillin bashkiak të Tiranës kanë iniciuar një nismë për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Edi Ramës, për sabotim të festës së pavarësisë dhe i kërkojnë prokurorisë të nisë procedurat penale.

Gjendet i vrarë taksisti nga Bilishti, arrestohen autorët

Policia zbardh misterin e zhdukjes së taksistit nga Bilishti, Fredi Talelli. Ai është gjetur i vrarë në një kanal në rrugën që lidh fshatrat Koritë dhe Podgorie të Korcës. Ndërsa 2 vrasesit dhe 1 bashkëpunëtor i tyre përfundojnë në pranga.

Festat e fundvitit, rriten rezervimet nga të huajt

Rritet numri i të huajve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat e fundvitit. Agjensitë turistike thonë se prenotimet janë rritur me 15 përqind. Preferohet tradita dhe kuzhina.

Barcelona – Real Madrid, yjet e El Clasico zbresin në tokë

Bota e futbollit do të ndalet sonte në Kamp Nou, në ndeshjen mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ku yjet e futbollit botëror do të zbresin në tokë për t’u përballur në ndeshjen më spektakolare të vitit, El Klasikon.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 29 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spikere: Reis Çiço