Në karantinë gjatë stërvitjeve në grup

Skuadrat e Serie A kanë nisur prej disa ditësh me stërvitjet individuale dhe po përgatiten që të zhvillojnë ato në grup.

Komiteti tekniko shkencor ka dhënë edhe udhëzimet për të qenë të sigurtë në kushtet e Covid-19 dhe një nga pikat është që të qëndrohet 15 ditë të izoluar prej rinisjes së përgatitjeve të gjithë skuadrës së bashku.

18 Maji mendohet të jetë starti i kësaj faze që më pas të mendohet për një datë për zhvillimin e ndeshjeve.

Natyrisht gjatë kësaj periudhe nëse do të ketë ndonjë lojtar pozitiv me Covid-19 përgjegjësia do të jetë e mjekut. Rastet tek ekipet italiane nuk kanë munguar gjatë kësaj kohe.

Federata synon që ndeshjet e para të luhen në datat 13 dhe 14 Qershor, por gjithçka varet edhe nga leja e qeverisë. UEFA po kërkon që aktivitetet të mbyllen deri në fillim të muajit Gusht.

Tv Klan