Kampionati shqiptar renditet i shtati mes 73 ligave

Kategoria Superiore e Shqipërisë është mes kampionateve ku i jepet mundësia të rinjve. Sipas të dhënave të platformës ËyScout, Superliga jonë është e shtata në këtë renditje me moshën mesatare të lojtarëve 24.99 vjeç.

Për këtë renditje janë analizuar të dhënat e 73 kampionateve të ndryshëm për sezonin e kaluar dhe fillimin e këtij aktual. Para Kategorisë Superiore janë liga më të zhvilluara si Holanda apo Kroacia, ndërsa në krye të kësaj liste me moshën mesatare më të ulët se 24 vjeç është Kirgistani.

Nga 10 skuadrat e Superligës moshën më të re mesatare e ka Apolonia, 22 vjeç. Ekipi me moshën më të lartë është Teuta, 28.5 vjeç. Vllaznia që kryeson renditjen ka një moshë mesatare 26.2 vjeç.

Tv Klan