Ekipi Kombëtar i Shqipërisë zhvilloi një analizë të detajuar të takimit me Norvegjinë për të parë realizimin e detyrave të ngarkuara nga trajneri Astrit Hafizi për repartet e mbrojtjes, mesit të fushës dhe sulmit. Trajneri Hafizi ka vendosur të qëndrojë i heshtur përsa i përket prononcimeve në media pasi sipas tij ndikon në anën emocionale të futbollistëve. Burime pranë stafit drejtues të Kombëtares konfirmojnë gjendjen mjaft të mirë fizike dhe psikologjike si dhe dëshirën e tyre për të arritur një rezultat pozitiv.

Pamje Kombëtarja, trajneri Astrit Hafizi./tvklan.al