Nga qyteti i Durrësit , ku vizitoi disa  biznese fason, Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi tha se dikasteri që ajo drejton po bën një liste me objektet shtetërore që mund të vihen në dispozicion të bizneseve për të përfituar nga kontrata simbolike prej 1 euro.

Bizneset fason të vizituara nga ministrja, tashme ushtrojnë aktivitetin në sajë të përfitimit të kësaj skeme. Për sipërmarrësit qiraja simbolike 1 euro është ndihmë për ta.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, industria fason është një nga industritë që po jep ndikim pozitiv tek eksportet shqiptare edhe në tre muajt e parë të këtij viti.

Grupi tekstile dhe këpuce  është një nga grupet qe po mban në këmbe eksportet. Gjatë takimit me bizneset, ministrja Ekonomi gjeti rastin të lajmërojë se pas miratimit të ligjit për investimet strategjike, ka filluar interesimi nga investitorët te ndryshëm  për realizimin e projekteve të mëdha në Shqipëri. Projektet janë kryesisht në fushën e turizmit dhe bujqësisë të cilat po shqyrtohen.

Tv Klan