Ekskluzive, publikohen pamjet e kufomës pa duar (Kujdes, pamje të rënda)


Ekskluzive, publikohen pamjet e kufomës pa duar (Kujdes, pamje të rënda)

09:42 12/05/2020

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar për herë të parë fotot e kufomës së gjetur në datë 25 Prill 2015 në fshatin Babje të Librazhdit. Janë foto që tregojnë momentet pasi është gjetur kufoma dhe ka elementë të rëndësishëm që mund të sjellin zbulimin e identitetit.

Kufoma u zbulua nga një bari i fshatit, pasi qentë e kopesë konstatuan diçka të dyshimtë brenda kanalit të përroit të fshatit.

Ai u afrua dhe këmba e një njeriu e fshehur mes ferrave e trembi shumë. Bariu njoftoi banorët e tjerë të zonës të cilët ndihmuan për ta nxjerrë nga ferrat, ndërsa era e rëndë kishte përfshirë atë zonë. Menjëherë ata njoftuan policinë.

Siç shihet nga pamjet, kufoma është pothuajse në 90 % të trupit e dekompozuar. Ka mbetur pa u dëmtuar vetëm këmba e djathtë e viktimës. Ndërsa ajo që i habiti hetuesit ishte mungesa e të dy krahëve. Mjekësia ligjore ka konfirmuar se viktima u qëllua në kokë me mjete mbrerëse, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas të dhënave nga policia, bëhet fjalë për një person rreth 175 cm i gjatë me moshë të përafërt por të papërcaktuar, saktësisht rreth 30-35 vjeç. Në vendngjarje është fiksuar dhe kjo rrobë e gjetur tek viktima ngjyrë blu që nuk dihet nëse i përkiste më parë viktimës apo i është veshur pasi është vrarë. /klanplus




Të ngjashme