Ambasada amerikane në Tiranë njofton se drejt Shqipërisë janë nisur ekipe të emergjencave nga Departamenti Zjarrfikës i kontesë Fairfax dhe Los Angeles nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekspertët amerikanë do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Po kështu, ata do të përcaktojnë nëse objektet që ndodhen në zonat e goditura më së shumti nga tërmeti janë të sigurta dhe mund të banohen.

Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta”, njofton ambasada amerikane në Tiranë. /tvklan.al