Këto dëmtime të mëdha që ka pësuar ky pallat në Durrës nga tërmeti i 26 Nëntorit nuk kanë prekur strukturën e tij.

Këtë garanci e japin ekspertët e ardhur nga Izraeli të cilët përmes kësaj kamere termike arrijnë të skanojnë të gjithë strukturën e ndërtesës.

Kryeministri gjatë kësaj të hëne ishte me këtë grup në disa lagje ku ata kryen akt-ekspertimin e tyre dhe garantoi banorët për rezistencën e pallatit ku ata banojnë.

Por jo të gjithë duken të kënaqur dhe shumë prej tyre shqetësimin e kanë ndarë dhe me Kryeministrin.

Paradite Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Veliaj takuan disa banorë të prekur më rëndë nga goditja sizmike e shkallës 6.3 Rihter.

Në Arbanë, falë mbështetjes së bizneseve, një familjeje i është siguruar një banesë e re. Ndërsa 1120 familjeve të tjera në kryeqytet i është siguruar bonusi i qirasë për 1 vit.

Tv Klan