Aksidenti i së shtunës pranë  fshatit Synej, në afërsi të Kavajës, nuk do të kishte çuar në  plagosjen e rëndë të 35-vjeçarit Beqir Muça, nëse barrierat metalike anësore do të ishin pajisur me elementet e sigurisë. Eksperti Rrugor Artur Sulce, duke folur për rastin konkret, thotë se për sa kohë guardraila mbrojtëse nuk ka aksesor mbrojtës, roli i saj në rast aksidentesh është fatal në vend që të jetë parandalues.

Aksidenti i së shtunës, i cili fatmirësisht nuk rezultoi fatal si ai i 7 majit në Golem ku humbën jetën dy fëmijët e mitur të familjes Negollari, edhe në këtë rast erdhi për shkak të ndërprerjes së  gardielave. Sipas eksperteve një pikë e tille rreziku ka nevoje për shtim të sinjalistikës paralajmëruese.

Për ekspertët përgjegjësia bie direkt mbi Autoritetin Rrugor Shqiptar. “ARRSH duhet që nënkotraktorëve t’i bëjë kontrolle. Ka shumë njerëz që marrin lekë nga taksat tona dhe nuk e di pse nuk e bëjnë punën”, ka thënë Artur Sulce.

Kjo nuk është hera e parë që Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk kryen detyrën. Për vendin ku humben jetën dy fëmijë në Golem, Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte mare një vendim të formës së prerë nga gjykata për të mbyllur hyrje daljet pranë një karburanti, por nuk e beri derisa rrugët u përgjaken. Duke pare neglizhencën e këtij autoriteti, ekspertët i frikësohen të tjera rasteve fatale.

Në aksin Plepa-Rrogozhine janë evidentuar nga policia rrugore e Durrësit dhe nga bashkia e këtij qyteti një numër i konsiderueshëm pikash të rrezikshme, por që Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka marrë asnjë masë për të riparimin e tyre.

/TV KLAN