Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për mbjelljen e pemëve

Është hapur në Nju Jork ekspozita Aarcadia Earth” e cila ka si qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit për ndikimin  e ndryshimeve klimatike në planet, por në një mënyrë tërësisht të veçantë.

Me tre kate dhe 15 dhoma, ekspozita integron instalimin fizik dhe realitetin virtual. Vizitorët do të kenë mundësinë që brenda një ore të eksplorojnë tokën me sytë e tyre.

Unë kam fëmijë dhe ndjej përgjegjësinë të bëj diçka për të ardhmen e tyre. Nëse nuk bëjmë diçka, do të ketë një të ardhme sfiduese. Dhe dua të sigurohem që unë jam një nga ata njerëz që do të qëndroj pranë faktit se ne përpiqemi me gjithçka që mundemi”,  thotë drejtori kreativ i muzeut Valentino Vettori.

Ndërsa këta vizitorë enden nëpër dhomat e mbushura me instalime si kjo e bërë nga 44,000 qese plastike, sasia e përdorur në shtetin e Nju Jorkut çdo minutë përpara ndalimit të qeseve plastike, ata mund të vendosin këto syze për të parë një realitet tjetër virtual që sjell në jetë fakte mjedisore.

Të ardhurat nga biletat e shitura do të shkojnë për mbjelljen e pemëve.

Klan News