Policia shqiptare ka bërë të mundur ekstradimin drejt Italisë për tre persona. Ata kërkoheshin nga drejtësia italiane për vepra të rënda penale.

Fillimisht bëhet fjalë për një 50-vjeçar i lindur në Elbasan. S.T. alias V.D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar një urdhër arresti për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

I dyti i ekstraduar është një 37-vjeçar me iniciale R.K. i lindur në Fier. Për të, Gjykata e Brescias kishte lëshuar një urdhër arresti për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Së treti drejt Italisë është ekstraduar edhe një 47-vjeçar i lindur në Krujë. K.E. alias K.S është dënuar nga Gjykata e Milanos me 6 vite burg për vjedhje me armë. /tvklan.al