Një shqiptar 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:00 sipas orës lokale në qytetin Guayaquil. Mediat vendase raportojnë se viktima është Ergys Dashi 33 vjeç. Ai u qëllua me armë brenda një restoranti në veri të Guayaquil.

Më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje nga hetuesit. Plumbat e kanë prekur 33-vjeçarin shqiptar edhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nga atentati mafioz mbeti e plagosur edhe një vajzë e re 26-vjeçare, e cila ishte ulur në një tavolinë tjetër pranë shqiptarit, por që nuk kishte lidhje me Ergys Dashin.

Sipas hetimeve të deritanishme të autoriteteve ekuadoriane, dyshohet se kanë qenë dy persona ata të cilët morën pjesë në atentat. Njëri prej tyre mbante në duar një buqetë me lule dhe shmangu stafin e restorantit që kontrollonte për pasaportën e vaksinimit, dhe u afrua pranë tavolinës së shqiptarit duke zbrazur karikatorin në drejtim të tij.

Sipas mediave vendase, hetuesit janë fokusuar në pistën e trafikut të drogës.

Publikohet video e shqiptarit të ekzekutuar brenda restorantit në Ekuador (Kujdes, pamje shqetësuese)

Mediat ekuadoriane në qytetin Guayaquil kanë publikuar pamjet e shqiptarit Ergys Dashi që u ekzekutua me armë mbrëmjen e së shtunës brenda një restoranti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në veri të qytetit.

Në këto foto të rënda të publikuara nga shtypi ekuadorian, duket trupi i pajetë i shqiptarit të rrëzuar përtokë pasi është ekzekutuar me armë.

Në fotot e tjera janë momente pak çaste pak atentatit. Në kohën kur ndodhi vrasja, restoranti ka qenë me klientë të shumtë. Një vajzë 26-vjeçare që ishte ulur pranë tavolinës së 33-vjeçarit Ergys Dashi mbeti e plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Klientë të tjerë të cilët kanë qenë në restorant, i thanë policisë së Ekuadorit se ishin dy persona ata që mornë pjesë në vrasje dhe më pas u larguan me motor.

Njëri prej tyre, ekzekutori, hyri brenda restorantit me një buqetë me lule. Ai pretendoi se kishte për të dorëzuar porosinë. Por kur stafi i restorantit i kërkoi pasaportën e vaksinimit, autori e kërcënoi me armë njërin nga kamarierët dhe shkoi deri te tavolina e Ergys Dashit duke e qëlluar me armë. Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje më shumë se 20 gëzhoja.

/tvklan.al