Elektronika, “armiku” i shikimit të fëmijëve




Elektronika, “armiku” i shikimit të fëmijëve

20:00 12/05/2022

Burda: Për rreth 50% të kësaj grupmoshe rekomandojmë përdorimin e syzeve

Përdorimi për një kohë të gjatë i pajisjeve elektronike, po shkakton dëme të mëdha në shikimin e fëmijëve vitet e fundit.

Sipas mjekes okuliste, Nora Burda për gjysmën e fëmijëve që vizitohen është i pashmangshëm rekomandimi i përdorimit të syzeve.

“Ne kemi parë që problemattitkat janë të shprehura, nevoja që kanë fëmijët për të mbajtur syze mbase edhe për shkak të teknologjisë kohët e fundit që ka marrë hov shumë të madh,  është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Rreth 50-60% e pacientëve që vizitohen janë fëmijë”.

Problemi i miopisë ndeshet më shpesh tek të vegjlit, por nuk mungojnë as anomalitë e trashëguara.

“Miopia, hipermetropia, stigmatizmi që është kur shikon turbull, me kënd si të thuash, është e trashgëuar gjenetikisht. Janë të kombinuara gjithashtu”.

Për të parandaluar problemet me sytë, specialistët rekomandojnë që fëmijët 0-3 vjeç duhet të qëndrojnë sa më larg pajisjeve elektronike, ndërsa grupmoshat e tjera me një orar të kufizuar.

“Sipas Akademisë Amerikane fëmijë 0-3 vjeç nuk lejohen fare të rrinë në pajisje eletronike, 3-6 diku te 20 minuta gjithë ditën, mbi 6 vjeç 1 orë e 30 minuta maksimumi në varësi të punës që kanë, por gjithmonë duke zbatuar rregullin 20-20-20 që çdo 20 minuta duhet të hiqet shikimi nga pajisja dhe të shihet diku larg për 20 sekonda”.

Nga kontrollet që u janë bërë nxënësve nëpër shkolla rezulton se 1 në 7 fëmijë ka probleme me shikimin, ndaj prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj kësaj problematike.

Klan News













Të ngjashme