Emigrantët përplasin kandidatet për kreun e KE

Emigrantët përplasin kandidatet për kreun e KE

00:15 16/05/2019

Manfred

Weber

propozon blindimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian me agjentë të FRONTEX-it për t’i dhënë fund dyndjes së emigrantëve nga vendet afrikane. Propozimin e tij e shpalosi në debatin më të rëndësishëm të 6 kandidatëve për president të Komisionit Europian, zhvilluar në Bruksel.

Manfred Weber, Kandidat i PPE:

Zgjidhja e vetme duhet të jetë ajo europiane. Unë propozoj të rivendosim kontroll të fortë në kufijtë e Bashkimit Europian dhe t’i mbikëqyrim ato me 10 mijë agjentë të Frontexit. Po ashtu na duhet edhe një plan Marshall për Afrikën, si dhe një komisioner të veçantë për këtë kontinent.

Kandidati socialdemokrat Frans Timmermans, zv/President aktual i Komisionit Europian kritikoi politikat kundër emigrantëve të ndjekura nga qeveritë euroskeptike si ajo e Italisë.

Frans Timmermans, Kandidat i Socialdemokrateve:

Kur një emigrant vdes, Europa humb pjesë nga shpirti i saj dhe problemi nuk zgjidhet. Kur shpëtohen ato që vijnë me varka, nuk ka kuptim të gjobiten njerëzit që i shpëtojnë, siç bën qeveria italiane.

Të tjera tema diskutimi ishin edhe lufta kundër terrorizmit. Weber mbron idenë e dëbimit të Europianëve që luftuan krah ISIS-it, ndërsa Timmermans kërkon një gjykatë speciale për ta. Kandidatët u përballën edhe për çështjen e BREXIT-it dhe klimën. Ky ishte debati më i rëndësishëm përpara zgjedhjeve europarlamentare të 26 Majit, ku shumicën pritet t’a marrë Partia Popullore Europiane.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT