T’i kushtosh jetën dhe profesionin fëmijëve është diçka që tingëllon e pazakontë për Shqipërinë.  Historia e Altin Veshtit, i rikthyer nga emigrimi në Itali, ku u diplomua në Universitetin e Padovës dhe puna që ai ka bërë si shef  repartit të kardiokirurgjisë për fëmijët, solli në Tiranë një grup xhirimi të emisionit investigativ “Presa Diretta”  në Televizioni publik italian “Rai3”. Falë tij në këtë repart tani bëhen ndërhyrje që më parë as mendoheshin.

“Këtu kemi një fëmijë 11 muajsh. Këtë ndërhyrje e kam mësuar në Padova. E kemi bërë me një ndërhyrje estetike dhe teknike. Quhet mini-invazive. Bëjmë vetëm një prerje të vogël  2 cm jashtë trupit. Është kirirgji e cilësisë së lartë, për të zvogëluar dhimbjet pas operacionit”, tha Altin Veshti, mjek kardiokirurg.

Ndryshimet tashmë janë të prekshme dhe Shqipëria nuk është ajo e viteve të kaluara.

“Shqipëria sigurisht është përmirësuar. Shumë të rinj që kanë ardhur këtu kanë sjellë përmirësime jo vetëm në cilësinë e trajtimit të sëmundjeve por edhe në kërkimin shkencor.”

Këtë reportazh të “Rai 3” e ndau me publikun edhe kryeministri Rama, i cili thotë se ky reportazh është një dëshmi e hapave që shëndetësia shqiptare ka bërë në këto vite.

Tv Klan