Batuta dhe të qeshura në ekranin e Tv Klan

Skuadra e Piter Pan 4, këtë javë futi në kurth dy personazhe të njohur: gazetaren Eni Vasili dhe biznesmenin e politikanin Agron Duka, të cilët u dorëzuan para pyetjeve dhe patën një rrëfim të sinqertë para fëmijëve.

Gazetarja Eni Vasili ndau për herë të parë për publikun detaje nga jeta personale, njohja me bashkëshortin e saj, emocionet sesi po e përjeton shtatzëninë e parë, brenda dhe jashtë e ekranit, madje nuk i rezistoi dot këmbënguljes së fëmijëve ndaj rrëfeu edhe emrat e dy vajzave binjake.

Biznesmeni dhe politikani Agron Duka u shfaq në një tjetër profil dhe krejt të panjohur. Biznesmeni nuk nguroi t’u tregojë fëmijëve histori nga fëmijëria, raportet mes tij dhe vëllait, po ashtu edhe pasionet e tij më të forta përtej kostumit të politikanit.

Producentet Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu përmes programit “Në Kuthin e Piter Pan”, sollën edhe këtë të hënë në ekranin e televizionit Klan shumë të qeshura por edhe emocione përmes rrëfimeve të personazheve të ftuar.  

Tv Klan