Alban Ylli: Virusi mund të shkaktojë dëme afatgjata

Alban Ylli: Virusi mund të shkaktojë dëme afatgjata

17:22 26/03/2020

I ftuar në programin “Historia ime” në TV Klan ditën e sotme ishte epidemiologu Alban Ylli. Sipas tij përvoja nga Kina na tregon se ai që shërohet nga ky virus, në një farë mënyre është imun, në shumicën më dërmuese të rasteve.

Ndërsa për sa i përket personave të prekur nga koronavirusi, Ylli shprehet se sipas një studimi, një fraksion i tyre mund edhe të kenë pasoja afatgjata të mushkërive.

Alban Ylli: Së pari duhet ta theksojmë faktin se nuk ka nevojë për panik. Pra mos bëjmë më shumë dëm ne si shoqëri, sesa do bëjë vetë virusi, pra nuk ka vend për panik. Ka dhe një anë të dytë, që quhet faza e shërimit, që ne jemi duke e përjetuar për herë të parë për këtë virus dhe jemi duke mësuar mbi të. Përvoja nga Kina na tregon se ai që shërohet nga ky virus në një farë mënyre është imun, në shumicën  më dërmuese të rasteve me disa përjashtime të rralla, kur është e mundur një rikthim i virusit. Disa thonë dhe për arsye të dështimit të testit, disa thonë për arsye të faktit që virusi ka arritur një nivel të tillë replikimi në organizëm të padedektueshëm, të pakapshëm, por është ende aty dhe nëqoftëse individi nuk është i kujdesshëm, ai mund edhe të rikthehet.

Mirela Milori: A janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve respiratore, nëse kalon koronavirusin? Lë pasoja në mushkëri?

Alban Ylli: Ka pasur një botim, të javës së kaluar që dëshmonte se personat që kanë kaluar koronavirusin, një fraksion i tyre mund edhe të kenë pasoja afatgjata të mushkërive, në aftësinë e mushkërisë për të absorbuar oksigjenin, një lloj sëmundje kronike e mushkërisë. Është ende herët, por kjo është një kambanë për t’u pasur parasysh për dëmet afatgjata të këtij virusi. Me gjasë edhe në të ardhmen e afërt mund të kemi pasoja, të cilat duhen monitoruar, duhen studiuar me kujdes, për t’i shndërruar në fakte të forta./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi