“Erdhi Pranvera, do ta shporrim atë kodosh njeriu”, Basha takon qytetarët në Tiranë: Do ta fshijmë të keqen



“Erdhi Pranvera, do ta shporrim atë kodosh njeriu”, Basha takon qytetarët në Tiranë: Do ta fshijmë të keqen

10:29 23/02/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot disa takime me qytetarë në Njësinë 7 në Tiranë. Fokusi i takimit të Bashës ishin bizneset e vogla, ku dhe është njohur me problemet e tyre.

Disa qytetarë janë shprehur të revoltuar me qeverisjen e Ramës dhe kanë kërkuar që në 25 Prill Basha të vijë në pushtet e kanë kërkuar prej tij që të mos zhgënjehen

Qytetarët shprehën revoltën e tyre për situatën ku ndodhen dhe kërkuan nga kreu i opozitës që nesër në qeveri të ofrojë zgjidhje për të gjithë shqiptarët.

Një qytetar ka thënë se Rama është e keqja e vendit dhe shtoi “duhet ta shporrim atë kodosh njeriu”. Ndërkohë Basha ka premtuar se pranvera po vjen.

Po vjen Pranvera, do ta fshijmë të keqen”, tha kreu i PD. Më tej Basha ka thënë se ai nuk ka premtime, por angazhime dhe program për qeverisjen e nesërmen.

Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh ndër të tjera Basha./tvklan.al






Të ngjashme