Me një status në profilin e tij në Facebook, Ermal Mamaqi ka konfirmuar largimin e tij nga Digitalb, për tu rikthyer në Shtator me programin e tij “6 ditë pa Ermalin”, në Televizionin Klan ku emisioni do të marrë një dimension të ri.

mamaqi

“Faleminderit Digitalb…

Miq,

Ju falenderoj që më ndiqni, mua dhe artin tim.

Eshtë vërtet fat dhe jam falenderues Zotit për jetën time.

Dua t’ju njoftoj se udhëtimi im në platformën Gjigande Digitalb, ka përfunduar!

Nuk gjej fjalë të përshkruaj mirënjohjen që kam ndaj atyre njerëzve profesioniste që udhëheqin dhe punojnë në atë kompani kaq prestigjoze. Digitalb është vendi ku arrita majat e karrierës time. Vendi ku mu propozua idea e asaj që do vazhdoj të jem në të ardhmen.

Në veçanti shpreh konsideratën më të lartë për Alban Jahon, një njeri i jashtëzakonshëm që udheheq me një pasion që nuk e kam parë askund. Agim Poçari që më ka qëndruar pranë në këto 2 vite e gjysëm. Mikun tim scenarist/producent Koloreto Cukali me të cilin ndaj dhe i dedikoj shumë suksese të karrieres time. Skenaristin Besnik Mustafai. Gjithashtu falenderoj regjisorin e parë Redi Treni. Regjisorin e deritanishem Indrit Çobani dhe kolegët e tjerë që më kanë ndihmuar pa kursim të jem ky që jam. Stafin tim të ngushtë, Klisman, Arjan Shkembi, Lira, Landi, Andi, Blerina, Alda, Tilda, Besi, Bledi, Daniel, Flori, Genc Gjineci, etj.

Rrugëtimi im artistik tashmë vijon në një tjetër Televizion prestigjos. Me krenari jam i lumtur t’ju tregoj se nga Shtatori i këtij viti unë do jem pjesë e TV KLAN.

Ju përgjigja më shumë gëzim ofertës që më bëri Aleksandër Frangaj dhe më jam entuziast që emisioni në këtë televizion do mari një tjetër dimension… Të paktën kështu më premtoi Frangaj… Kam besim.

🙂

Kshu pra miq…Nuk ju them dot më tepër por ju ftoj që në Shtator të më ndiqni në TV Klan (kanali 41 ne Digitalb) 

.”, përfundon statusin e tij Mamaqi./tvklan.al