Dashi – Mos injoroni impulsin për t’u treguar lozonjar, krijues apo kureshtar sepse mund të udhëheqë në disa zbulime fantastike. Është e vërtetë që koha është para, por herë pas here duhet të rilidheni me muzën tuaj të brendshme dhe të pushoni nga puna mendore e fizike.

Demi – Dita e sotme favorizon takimet. Do të keni ide për të bërë shumë gjëra sepse Marsi po favorizon potencialin sipërmarrës. Është një moment i mirë për t’u përfshirë në një punë tjetër, për të mësuar një aftësi të re që mund ta reklamoni dhe do ju lejojë të fitoni të ardhura shtesë.

Binjakët – Fakti që keni shumë ide do ju mundësi të takoni shumë njerëz. Nëse ndiheni se një projekt ka mbetur pas, do të gjendeni nën presion sidomos pasi në këtë periudhë favorizohen vonesat. Delegoni çfarë mundeni, por mos u tregoni të ashpër me veten nëse nuk përfundoni gjithçka. E nesërmja vjen sërish dhe mund të bëni më mirë.

Gaforrja – Paratë do ju tundojnë që të shpenzoni sa më shumë, sidomos me diellin në Luan. Nëse ndieni vazhdimisht se duhet të blini, zgjidhni diçka të vogël sepse me Mërkurin në prapavijë, ka mjaft hapësira për dështim.

Luani – Dielli në shenjën tuaj ju bën të ndiheni sikur i keni gjërat në kontroll. Provoni eksperienca të reja dhe shtyjeni veten për të realizuar gjërat e rëndësishme. Ndajini projektet e mëdha në pjesë dhe do t’i mbaroni më shpejt.

Virgjëresha – Lidhja e Mërkurit dhe Venusit favorizon një ditë interesante dhe një kontakt shumë të rëndësishëm. Kjo mund të jetë e planifikuar ose e papritur, por gjithsesi mundësia vjen. Edhe nëse kjo marrëdhënie shoqërore ose miqësore ka shkuar keq, do ta shihni ndryshe.  Ndoshta jeni gati për të folur dhe të shëroheni.

Peshorja – Ndoshta duhet të rishikoni një marrëdhënie me dikë. Kjo mund të jetë me një person që nuk ka kufi për atë që ju shpreh. Edhe pse mund ta kaloni lehtë, reflektimi do ju bëjë të zbuloni një dobësi. Analizojeni dhe nëse mendoni të kundërtën, gjithsesi keni mundësi më të mira për të arritur diçka.

Akrepi – S’ka rëndësi sa e dëshironi diçka, gjasat janë që nuk do të ndodhë siç dëshironi dhe këtë duhet ta pranoni. Tregohuni praktikë dhe punoni me atë që keni. Qasjuni situatës hap pas hapi dhe do të habiteni nga ajo që do të arrini.

Shigjetari – Dita e sotme parashikon takime fantastike ndaj përdoreni këtë mundësi për të hapur dyer të reja, marrë këshilla dhe informacione që do ju ndihmojnë të përparoni më shpejt në synimet tuaja. Mos e anashkaloni ndihmën e miqve dhe njerëzve që s’i njihni.

Bricjapi – Një ide potenciale që do ju shfaqet do ju bëjë të mendoni se s’duhet lënë pas, por mund të jetë edhe një iluzion i këndshëm. Besojini intuitës sepse mund t’ju tregojë diçka tjetër. Do të tërhiqeni nga një grup social me të cilin do të kaloni momente të veçanta.

Ujori – Lidhja e Mërkurit dhe Afërditës do ju vendosë në pikëpyetje për diçka që e keni dëshiruar prej kohësh. Por kjo mund të rezultojë në  zhdukjen e saj e më pas me gjetjen e një opsioni më të mirë për ta zëvendësuar. Kjo mund të jetë për shkak se po ndryshoni dhe mundësitë e reja janë më joshëse për shkak se po mësoni më shumë.

Peshqit – Duhet të shpjegoni diçka? Bëjeni si duhet sepse ka hapësira të mëdha për keqkuptim dhe  gabime. Jepini udhëzimet qartë sepse nëse gaboni, do ju duhet të punoni shumëfish.  Lidhja hënore favorizon një takim mbresëlënës që do ju zbukurojë ditën./tvklan.al