Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjesi në kryeqytetin e Turqinë, Ankara, pasi një autobus është përplasur me këmbën e një ure. Si pasojë e këtij aksidenti fatal 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve lokale identiteti i shoferit të autobusit nuk është bërë ende i ditur. Ndërkaq në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forca të shumta të policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët arritën të nxirrnin nga mjeti personat që kishin mbetur të bllokuar. 

26 të plagosur janë dërguar në spitalin më të afërt për të marrë kujdesin mjekësor.

Një shofer i një makine që ishte duke udhëtuar pas autobusit tha për mediat lokale: Isha pas autobusit. Po ecte me shpejtësi dhe filloi të devijonte nga rruga përpara se të përplasej me urën./tvklan.al