Lewandowski goditi më shumë portën

Përveç golave, asisteve dhe minutave, pas 36 ndeshjeve në grupet e Euro 2020 ka edhe shifra të tjera mjaft interesante, ku nuk spikasin gjithnjë yjet e futbollit. Robert Lewandowski u largua me Poloninë e tij nga kompeticioni, duke shënuar 3 gola, por ishte lojtari që provoi më shumë  goditjet drejt portës, plot 12 herë për sulmuesin e Bayernit. Pas tij Morata, Depay dhe Ronaldo me 11.

Më shumë aksione krijuan De Bruyne, Alaba, Robertson dhe Hojbjerg, secili me 9 mundësi të mira, ku një pjesë u kthyen në gola. Ai që pastroi zonën më shumë ishte Marcus Danielson i Suedisë, plot 28 herë, ndjekur nga Skriniar i Sllovakisë me 21.

Më shumë duele fitoi Kucka i Sllovakisë, 29 të tilla, ndjekur nga Dzyuba i Rusisë me 27. Askush si Toni Kroos i Gjermanisë për pasimet. Ashtu si te Real Madrid, mesfushori gjerman ishte i saktë në 280 pasime, ndjek Laporte me 259.

Për të përfunduar me statistikën e portierëve. Turqia pësoi 8 gola në Europian dhe nuk mori asnjë pikë, por portieri Çakir priti më shumë nga kushdo tjetër, plot 18 herë të tjera shpëtoi portën e tij. Në këtë statistikë ndjek Hradecky i Finlandës me 15 pritje.

Tv Klan