Everton ka bërë hapin e madh drejt Armando Brojës. Skuadra angleze ka formuluar tashmë ofertë zyrtare për sulmuesin shqiptar, për ta shndërruar në një ndër të vlefshmit në historinë e saj. Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, ekipi nga Liverpool ka depozituar propozimin prej 32 milionë Euro për të bindur Chelsea të lë të lirë 22-vjeçarin.

“Blutë e Londrës” po shqyrtojnë këtë ofertë dhe sipas mediave angleze ka gjasa të mëdha ta pranojë. Shifra është e përafërt me atë që kryeqytetasit pretendojnë të grumbullojë nga largimi i Brojës. Ndërkaq, “OK” i klubit do i pëlqente edhe sulmuesit kuqezi, i cili kërkon më shumë minuta në këmbë për të qënë vendimtar jo vetëm në ekip por edhe me kombëtaren shqiptare.

Gjithsesi përveç Evertonit në garë për yllin shqiptar janë Southampton, Ipsëich, West Ham United, por edhe Milan e Dortmund. Broja vazhdon të jetë një nga lojtarët që Chelsea kërkon të largojë këtë verë, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që nuk është në planet e trajnerit Enzo Maresca. Huazimi te Fulham rezultoi jo ai i duhuri, çka nuk ka bindur londinezët për t’i besuar në sezonin e ri.

Klan News