Argjentinasi Jose Torres Gil fitoi medaljen e artë në disiplinën stil i lirë me biçikleta BMX në olimpiadën Paris 2024.

Britaniku Kieran Reilly doli në  vend të dytë në këtë garë, ndërsa francezi Entoni Zhinzhin fitoi mori medaljen e bronztë. Për Argjentinën kjo është medalja e parë e artë në olimpiadë në konkurimin me biçikletë.

Në stolin e lirë BMX për femra, në vend të parë doli kinezja Deng Jauen. Amerikania Peris Benegas mori medaljen e argjendtë, kurse australiania Natalia Diehm të bronztën.

Kinezja Ni Xialian që përfaqëson Luskemburgun në olimpiadë u mund nga sportistja e Kines  Sun Jingsha.

61 vjeçarja që e ka stërvitur rivalen së fundmi, e pati të pamundur që të fitonte, pavarësisht performancës.

Ni, kampione bote në 1983, është atletja më e vjetër që garon në pingpong në Paris 2024. Ajo u transferua në Luksemburg në fund të viteve 1980 pasi fitoi dy medalje të arta në kampionatin botëror për Kinën.

Sportistja 61-vjeçare tha se shkathtësia e saj në këtë sport vjen falë edukimit që mori në Kinë, por edhe mbështetjes së vazhdueshme nga ekipi i saj në Luksemburg.

Klan News