Evitoni orët e pikut

Evitoni orët e pikut

15:45 11/08/2019

Mjekët: Të dëmshme për lëkurën

Ekspozimi në diell gjatë verës ka sjellë rritje të numrit të personave që preken nga alergjia e diellit. Mjekët thonë se kjo alergji prek kryesisht personat me ndjeshmëri të lartë ndaj rrezeve të diellit, e më të favorizuar janë pushuesit në bregdet.

E rëndësishme sipas mjekëve është shmangia e ekspozimit në diell, kryesisht gjatë orëve të pikut.

Bruna Shiroka, mjeke familje: Të evitohet dalja në orët e pikut të rrezatimit të diellit, të përdorim veshje të gjata. Për të mbrojtur lëkurën nga dielli duhet që të përdoret krem mbrojtës me faktorë të lartë.

E këshillueshme është që këta persona të drejtohen menjëherë në qendrat shëndetësore për konsultë dhe mjekim, duke shmangur agravimin e situatës.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT