Synimi është promovimi i materialeve dhe risive të tjera në sektorin e ndërtimit

“Expocity Albania” çel dyert e edicionin te 4-t të Panairit Ndërkombëtar të Ndërtimit “Build and Live Smart Expo 2023”. Krahas një komunikimi efektiv, ky panair do të evidentojë rëndësinë e koncepteve të reja në ndërtim për Shqipërinë, dhe do të shërbejë për të ekspozuar teknologjitë më të fundit, inovacionet dhe zhvillimet në këtë sektor.

Përfaqësues të industrisë vendase dhe ndërkombëtare nga shtete si Italia, Gjermania, Austria, Greqia, Çekia, etj, paraqesin projektet e tyre të ndërtimeve, materiale të avancuara dhe zgjidhjet më efektive.

Fokusi kryesor gjatë ditëve të Panairit do të jetë mbi “Qytetet dhe ndërtesat inteligjente” të cilat i përgjigjen kushteve dhe nevojave të shoqërisë. Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 27 Tetor.

Klan News