Rrjeti social Facebook ka bllokuar 115 llogari të përdoruesve të saj, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje nga jashtë, tashmë kur jemi një ditë larg zgjedhjeve të Kongresit. Ndërkohë agjencitë e ligjzbatimit në SHBA i kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë që do të votojnë në zgjedhjet e Kongresit, që të jenë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve të Iranit, Rusisë dhe vendeve të tjera, për të përhapur lajme të rreme.

Facebook bën me dije se duhet të bëjë analizat e nevojshme për të përcaktuar nëse llogaritë e bllokuara janë të lidhura me ndërhyrjet ruse dhe më pas do të japë informacionin e nevojshme për publikun, raporton CNBC.

Mësohet se kompania ka bllokuar 85 llogari në Instagram dhe 30 të tjera në Facebook.

“Llogaritë e Instagramit ishin në anglisht, ndërsa faqet e lidhura me Facebook-un ishin në frëngjisht dhe rusisht”,

bëri me dije kompania.

/tvklan.al