Skandali mbi të dhënat private të mbi 87 milionë përdoruesve, detyroi gjigantin e rrjeteve sociale Facebook të bëjë një kthesë të rëndësishme. Themeluesi i saj Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimin rrënjësor drejt një platforme gjithnjë e më shumë private.

“Përgjatë 15 viteve të fundit, Facebook dhe Instagram kanë ndihmuar njerëzit të lidhen me miq, bashkësi e interesa, në sheshin e qytetit dixhital. Por njerëzit gjithnjë e më shumë kërkojnë të lidhen privatisht në dhomën e tyre digjitale. Kur mendoj për të ardhmen e internetit, besoj se platformat e komunikimit të fokusuara drejt privatësisë do të jetë më të rëndësishme se platformat e hapura që janë sot”

, tha Zuckerberg.

Zuckerberg zotëron edhe aplikacionet Messenger e Whatsapp, ku mesazhet e kriptuara nuk i lejojnë Facebookut të përfitojë nga fushata publicitare.

Ekspertët teknologjikë shpjegojnë se këto ndryshime do të përbëjnë një drejtim krejtësisht të ri të politikave të Facebook. Një nga misionet e gjigantit teknologjik është shkëmbimi i informacioneve të caktuara dhe fshirja e tyre pas një kohe të shkurtër, si në rastin e aplikacionit Snapchat, të cilin Zuckerberg ka tentuar disa herë ta blejë.

Tv Klan