Ngjarja në Mirditë, fatmirësisht nuk ka të lënduar

Një masiv shkëmbor ka rrezikuar jetën e 5 anëtarëve të familjes Lesi në fshatin Katund i Ri në Mirditë. Shkëmbi u shkëput nga mali duke përfunduar disa centimetra larg murit të banesës së tyre.

Familja Lesi ka qenë në gjumë në momentin që u shkëput guri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Pjesëtarët e familjes janë frikësuar nga zhurma e madhe që ka shkaktuar rënia e shkëmbit ndërsa shkak janë bërë reshjet e shiut.

Klan News