Fati tragjik i 62 personave që ndodheshin në avionin e zhdukur në det



Fati tragjik i 62 personave që ndodheshin në avionin e zhdukur në det

22:09 09/01/2021

Pjesë të avionit dhe të trupave të viktimave që ndodheshin në avionin e pasagjerëve Boeing 737 që u rrëzua të shtunën në Indonezi, dolën në brigjet e oqeanit në orët e para të së dielës. Avioni u rrëzua nga 3 mijë metra lartësi, pak kohë pasi ishte ngritur nga aeroporti në Xhakartë.

Avioni i Air Sriwijaya kishte 62 persona në bord. Ai u ngrit në aeroportin ndërkombëtar të Seokarno-Hatta të shtunën, për një fluturim që do të zgjaste 90 minuta mbi detin Java, mes Xhakartës dhe Pofntianak, në Kalimantanin Perëndimor.

Por në orën 14:40, vetëm 4 minuta pasi ishte ngritur në ajër, avioni Boeing B737-500 ra në ujë. Dëshmitarë thanë se kishin dëgjuar të paktën dy shpërthime.   

Skuadrat e shpërthimit vijojnë punën në terren dhe deri më tani janë gjetur pjesë që besohet se i përkasin avionit, ashtu sikurse pjesë të trupave të pajetë. Kjo u konfirmua për mediat vendase edhe nga autoritetet e kërkim-shpëtimit.

Një peshkatar tregoi për BBC se kishte qenë në det dhe e kishte parë momentin kur avioni ra në ujë pranë anijes së tij. “Avioni u duk si të ishte rrufe që ra në det dhe shpërtheu në ujë. Ishte shumë afër nesh”, tha ai.

62 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhin ndodheshin brenda avionit 26 vjeçar, përfshirë 10 fëmijë. Prej tyre 56 ishin pasagjerë, 7 fëmijë dhe 3 foshnje, 2 pilotë dhe 4 anëtarë të kabinës.

Avioni i zhdukur është një model më i vjetër se xheti Boeing 737 MAX të rrëzuar në të shkuarën, përfshirë ai i Lion Air në 2018-n, që i mori jetën 189 personave.

Familjarët e personave të zhdukur tanimë i druhen më të keqes./tvklan.al






Të ngjashme