7 mijë familje në gjithë vendin pa matës

Raporti i Entit Rregullator të Ujit për 2020- ën nënvizon se me gjithë instalimin e matësave të ujit, ende mbi 7000 mijë familje në vend faturohen afrofe. Kjo sipas ERRU ndikon negativisht në sektor, pasi ka familje që konsumojnë nën këtë limit apo mbi limitin.

“Shoqëritë UK për vitin 2020 kanë raportuar instalimin e 32,349 matëseve të rinj. Sektori ende vazhdon të faturojë afrofe 7,447 klientë privat dhe institucione, ndërkohë që procesi i instalimit të matësave, në kategorinë klientë jofamiljarë të financuara nga vetë klientët, duhet të kishte përfunduar”.

Raporti nënvizon se përkeqësimi i treguesit të ujit pa të ardhura ndikohet edhe nga lidhjet e jashtëligjshme.

“Treguesi UPA në nivelin 65.4%, i përkeqësuar me 1.7% për vitin 2020, vazhdon të mbetet në nivele të larta e të papranueshme. Faktorët si “lidhje të paligjshme”, “faturimi afrofe”, “leximet e gabuara nga faturuesit”, si dhe “sistemet me tubacione të vjetra” që ju bashkëngjitën shoqërive gjatë reformës së re territoriale janë disa nga faktorët që e mbajnë akoma këtë tregues në nivele kaq të larta”.

ERRU thekson në raport nevojën e instalimit të matësave, por për këtë kërkohet edhe mbështetja me financime nga qeveria qendrore.

Tv Klan