Federata Botërore e Peshëngritjes mblidhet në Tiranë




Federata Botërore e Peshëngritjes mblidhet në Tiranë

23:14 26/06/2022

Rama: Këtu mund të vini si në shtëpinë tuaj

Delegacione nga mbi 150 vende të botës e zhvilluan për herë të parë në Tiranë, Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes. Në një ceremoni përmbyllëse ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Peshëngritësit tanë janë vërtet frymëzim sepse ata kanë pasur mundësinë të tregonin që edhe nga një vend fare i vogël si Shqipëria, dalin talente me punë të madhe e duke punuar fort, sepse kjo bën diferencën”.

Dhe mes atyre që e kanë nisur suksesin në Shqipëria, Rama ia kujtoi këtë edhe kampionit olimpik Pirro Dhima.

Pirro Dhima e filloi rrugëtimin e vetë drejt yjeve pikërisht këtu, në Shqipëri ku ai shkëlqeu si një yll i vërtetë në botën e peshëngritjes dhe tani po ndihmon Amerikën që të shkëlqejë”.

Kreu i qeverisë i ftoi pjesëmarrësit të vijnë sërish në Shqipëri duke mos kursyer shigjetimin me pengesat e integrimit.

Ejani në aeroport, thoni “unë jam me Mehmet Pashën” dhe s’do ketë nevojë as për pasaporta dhe as për gjë tjetër sepse ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza, me certifikata”.

Për Ramën mbajtja e një aktiviteti të tillë në vend tregon edhe një herë imazhin që ka krijuar Shqipëria në botë.

Tv Klan










Të ngjashme