Kontrollet e inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk mungojnë vetëm në tregje, por edhe në vendet ku vetë fermerët shesin prodhimet e tyre. Garanci për produktin që nxjerrin për shitje thonë se është fjala e tyre.

Prej ditësh Televizioni Klan dhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e produkteve që tregtohen, duke zbuluar nivele disa herë më të larta të nitratit në produkte si pjepri dhe shalqini.

Por AKU ka refuzuar të tregojë për Televizionin Klan dhe Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit se çfarë analizash kryen për produktet bujqësore që dalin në treg.

Tv Klan