Një autobot i ngarkuar me të paktën 10 kuintal qumësht u derdh në rrugë nga protestuesit në Lushnje. Kjo është hera e dytë që blegtorët dhe punonjësit e fabrikave të përpunimit të qumështit protestojnë në këtë mënyrë.

Ata nuk janë dakord me vendimin e qeverisë që uli rimbursimin e TVSH për fermerët nga 20 në 6 përqind. Për të shmangur bllokimin e rrugës, ndërhynë forcat e policisë. Prezanca e tyre solli tension.

Nga ana tjetër, ulja e çmimit të qumështit është një masë ndëshkuese për blegtorët të cilët thonë se nëse situata nuk ndryshon do të shesin lopët dhe do të mbyllin fermat.

Ata shprehen të vendosur që protestat do të vazhdojnë derisa qeveria të tërheqë vendimin. Kjo  është dita e dytë që fabrikat nuk u kanë blerë qumështin blegtorëve dhe nuk kanë punuar linjat e prodhimit.

Tv Klan