Një numër i madh qytetarësh janë dyndur në pikat kufitare gjatë kësaj jave, për të festuar Vitin e Ri pranë familjarëve të tyre. Sipas policisë së kufirit, janë futur në vendin tonë rreth 242 mijë shqiptarë dhe të huaj, të cilët do të presin ndërrimin e viteve me të dashurit e tyre. Ndërkohë që kanë dalë nga vendi ynë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.

“Janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim, krijimin e lehtësirave ligjore duke eliminuar radhët e gjata”

, thuhet në njoftimin e departamentit të Kufirit dhe emigracionit.

Është marrë kontakt dhe është dakordësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme, duke eliminuar radhët e gjata. Policia kufitare ka shtuar efektivët e policisë edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Klan Plus