Festë e dhunshme në Skoci pas fitores së Rangers



Festë e dhunshme në Skoci pas fitores së Rangers

22:36 16/05/2021

20 tifozë në pranga e 3 policë të plagosur

Pas 10 vitesh, Glasgow Rangers ka ngritur drejt qiellit trofeun e kampionit në Superligën Skoceze të futbollit.

Matematikisht fitorja e saj ishte përcaktuar prej javësh, por marrja në dorë e trofeut ka entuziazmuar së tepërmi tifozët e gjigandit skocez.

Fanatikë të skuadrës së drejtuar nga Steven Gerrard pushtuan rrugët e qytetit të Glasgow.

Festa ishte tepër e madhe, teksa pjesë e saj ishin dhe përleshjet. Tifozët nisën të sulmonin njëri-tjetrin me shishe qelqi.

Për të parandaluar dhunën ndërhyri policia vendase, megjithatë titozët nuk u ndalën, duke plagosur edhe tre prej efektivëve.

Rruga u kthye në një kasaphanë të vërtetë, teksa në pranga përfunduan mbi 20 tifozë të Rangers. Mbi ta rëndojnë akuza të rënda, si dhunë ndaj efektivëve të policisë, por dhe shkelje të masave anti-Covid.

Klan News







Të ngjashme