Urimi i Taulantit dhe Granitit për ditëlindjen e të ëmës, më i ëmbli që keni lexuar

Në shtëpinë e familjes Xhaka ditën e sotme ka festë! E ëma e futbollistëve të njohur feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq speciale nuk kishte si të mungonin as urimet nga djemtë e saj.

Nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram ata i shprehën gjithë dashurinë e tyre të ëmës. Krahas një fotoje me të shtrenjtën e tij, Taulanti i ka bërë një dedikim mjaft emocionues nënës së tij.

“Gëzuar ditëlindjen mami. Ishalla edhe 100 vjet të tjera me shumë shëndet e lumturi në jetë. Të dojna shumë”, shkroi ai krahas fotos.

Po ashtu, Graniti është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar një foto të viteve më parë, ku dhe ia ka uruar nënës ditëlindjen.

“Urime ditëlindja mami”, ka shkruar ai./tvklan.al