Teksa në studion e Opinion në Tv Klan po diskutohej për debatin Armand Duka-Erion Veliaj lidhur me zgjedhjet në FSHF, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu njoftohet se në Durrës ka patur një shpërthim.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se shpërthimi me lëndë eksplozive ka ndodhur në afërsi të banesës së Armand Dukës.

Më thonë se këto momente kanë vendosur eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës. Më thotë se është zyrtare dhe se shpërthimi është dëgjuar në Durrës. Ka qenë vetëm gruaja në shtëpi dhe shpërthimi është në derën e jashtme. Ju lutem lidhuni tani në mënyrë urgjente me gazetarët tonë kë kemi ne në terren edhe me Klodin, me Artan Hoxhën, me Spartak Kokën, me kë të mundeni, ju lutem dua informacion tani, në kohë reale. Nëse mundeni të lidheni edhe me Dukën, lidhuni edhe me Dukën”, deklaroi Blendi Fevziu.

Nga shpërthimi ka patur dëme materiale dhe asnjë person nuk ka pësuar dëmtime. Sipas informacioneve paraprake, tritoli i vendosur ka qenë në sasi të vogël. /tvklan.al