Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka dërguar një letër ku shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-futbollit dhe ish-trajnerit të njohur shqiptar, Ramazan Rragami.

Në letrën drejtuar presidentit të FSHF-së, Armand Duka, kreu i organit më të lartë të futbollit botëror thekson se fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur trishtimin për këtë humbje, teksa shton se trashëgimia dhe kontributi i Rragamit brenda dhe jashtë fushës së futbollit nuk do të harrohet.

“Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh ngushëllimet tona më të thella për Federatën e Futbollit të Shqipërisë dhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e Ramazanit. Mendimet tona në këtë moment janë me të gjithë ju. Shpresojmë që këto kujtime dhe fjalët tona të mund t’ju sjellin pak paqe dhe ngushëllim në këto çaste të vështira për ju,”shkruhet në letrën e Infantinos.

Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare u nda nga jeta të shtunën në moshën 77-vjeçare.

Klan News