Përbërësit:

500 gr birrë

70 gr miell

30 gr borzilok

30 gr majdanoz

3 patate

2 domate

1 fileto

Piper rozë

Arrë moskat

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet, shtojmë në të kripë, tumerik dhe patatet e prera në kubikë. Presim në feta të holla fileton, e lyejmë me miell dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë në to pjesët e brendshme të domateve, birrën dhe i lëmë të ziejnë.

Patatet e ziera i vendosim në një tas, shtojmë në to kripë, piper, vaj ulliri, tulin e domateve të prera në kubikë, borzilok dhe majdanoz të grirë. Vendosim në pjatë fillimisht patatet e marinuara dhe anash tyre fileto gici me salcë birre./tvklan.al