Brdaric: Punuam 2 javë. Shkëmbi: Gabova unë

Vllaznia – Dinamo ishte një nga ndeshjet më të bukura deri këtë moment të kampionatit. Plot 9 gola në Loro Borici ishin një spektakël i vërtetë për të gjithë shikuesit, teksa shkodranët fituan 6-3. Por trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric shfaqet i etur për sa më shumë gola.

Jemi ende duke e ndërtuar Vllazninë e re dhe çdo gjë vjen me kohën. Duhet të jemi të duruar. Ndeshjen nuk e fituam vetëm sonte, pasi kemi dy javë që punojmë fort për këtë takim dhe çdo gjë erdhi falë përgatitjes. Unë u kam thënë lojtarëve të mi që nëse arrijmë të shënojmë mesatarisht tre gola për ndeshje, do të ishte diçka e shkëlqyer. Ata besuan dhe sot e bënë më së miri detyrën.

Bledi Shkëmbi bën me faj veten dhe skuadrën e tij por nuk ia heq meritat Vllaznisë.

“Kishim punuar edhe pikërisht për lojtarin që na bëri golin. Vllaznia agresive na vuri në vështirësi të gjithë kemi gabime edhe unë”.

Vllaznia mori vendin e dytë të renditjes dhe me këtë fitore tregon qartë se edhe këtë sezon do të garojë fort për titullin kampion.

Tv Klan