Në takimin me mësues dhe përfaqësues të arsimit në Kamëz, drejtuesi politik i PD në këtë zonë Flamur Noka, diskutoi rreth çështjeve dhe problematikave më shqetësuese të arsimit, jo vetëm në zonën e Kamzës, por në të gjithë vendin.

Noka u shpreh se sot Shqipëria përballet me një arsim të shkatërruar.

Asnjë investim, asnjë kontribut, qoftë tek ju si aesimtarë për t’ju ndihmuar në punën tuaj, qoftë edhe në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Arsimi, jo vetëm në Kamëz, por kudo është në gjendje të mjerueshme. Është e dhimbshme të shohësh, se si pas 8 vitesh qeverisje, Rilindja shet si investim te saj, rikonstruksion e një shkolle të financuar nga UNDP. Aq të paskrupuj janë, sa përfaqësuesit e UNDP u detyruan të reagojnë, duke u thënë se investimi nuk është i qeverisë, por i UNDP.

Reforma jonë në arsim do të bazohet në disa pika kryesore. Do të rrisim pagat për të gjithë mësuesit. Në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të kete rrogë mësuesi nën 700 Euro. Ky është një zotim i studiuar, dhe me Lulzim Bashën Kryeministër, do të bëhet realitet. Ne do të bëjmë gjithçka që dinjiteti i mësuesit të mos nëpërkëmbet, siç ka ndodhur në këto 8 vjet. Do të bëjmë gjithçka që kushtet e mësimdhënies të jenë optimale”, tha ndër të tjera Flamur Noka. /tvklan.al